Kushtrim REXHA
C.E.O & Instruktor

Planprogrami?!

Kush është?

Kushtrim REXHA është një ndër ekspertet e teknologjisë, trajnues i gjuhëve programuese dhe dizajnit, krijues dhe projektues i inovacionit. Aktualisht punon dhe vepron si full stack developer në kuadër të kompanisë së vetëthemeluar ALKOS TECH e cila mirret me krijimin dhe zhvillimin e teknologjisë moderne!.

Rreth tij?

Dashuria e madhe ndaj teknologjisë, interesi dhe kureshtja ndaj saj e bëri që të mos dorëzohej kurrë.
Qysh në moshë të re si 9 vjeçar, ai krijoj për herë të parë një webfaqe multifunksionale e të dobishme për shoqërinë me ç’rast e pa edhe nëvojën e madhe që të zhvillohet shoqëira jonë përmes saj.
Në vitin 2011 për herë të parë dhe i vetmi, ua mundësoj qytetarëve të Kosovës që të shkëmbejnë mesazhe falas në të gjithë operatorët telefonik.
Në vitin 2013 u zgjedh si nxënësi më i dalluar në teknologji. Përgjatë kësaj përiudhe Kushtrimi ishte kontribues i madh në fushën e teknologjisë duke ndihmuar në zgjidhjen e shumë problemeve teknologjike, organizoj evente e trajnime dobiprurëse e fitimprurëse për shoqërinë.
Në vitin 2015 fillojë të simulojë idenë e tij për një projekt të mençur nga i cili pretendonte se do e kontollonte të gjithë shtëpinë nga distanca përmes aplikacionit të telefonit…kështuqe pas 3 vite simulime, hulumtime dhe studime arriti që të krijojë e zhvillojë një prototip i cili rezultoj me sukses qysh në fillimet e tij…tani ai është në fazën e prodhimit të paisjeve.
Kushtrimi ishte pjesë e ngjarjëve të ndryshme nivel vendi dhe jashtë tij, ishte pjesëmarrës në panaire të ndryshme dhe udhëheqës i tyre në kuader të UIBM, për një periudhë të shkurtë arriti që të fitojë çertifikata të larmishme e të njohura ndërkombëtare si për Full Stack Developer nga CodecAdemy, për Siguri Kibernetike nga CRDF Global, i cilësuar si njohës dhe ekspert i teknologjisë e shumë mirënjohje e çertifikata të ndryshme.
Ai sot vazhdon ende të krijoj ide të reja kreative e inovative dhe mbi të gjitha të kontribojë në zgjërimin e njohurive tek të rinjët tanë, duke i aftësuar për vendin e punës mbase i vetmi qëllim i tij është ky.

Arritjet?

Ai citon se “suksesi im arrihet kur studentët tanë aftësohen dhe punësohen nga leksionet e mia!”.

Përndryshe Kushtrimi ka më shumë se 20 çertifikata ndërkombëtare i kualifikuar si ekspert i teknologjisë bashkëkohore.

Scroll to Top