ONLINE 049 449 446 Grupi 18 fillon më 5 dhjetor 2026 në ora 19:30 — regjistrohu tani! Grupi 18 · 5 dhjetor, 19:30
Grupi 18 fillon 5 dhjetor 2026 · 19:30Regjistrimet janë të hapura

Bëhu PROGRAMER
edhe nëse nuk ke njohuri fare!

Online, me projekte reale, certifikata dhe garanci punësimi.

  • 150orë · 4 muaj
  • 20€në muaj · gjithsej 80 €
  • 10hhyrje falas
Planprogrami

6 module. Një karrierë.

Çdo modul mbyllet me një projekt për portofolin tënd.

M1 · 30 orë

WordPress + Marketing Digjital

Ndërtimi i faqeve profesionale për biznese.

  • Instalimi & konfigurimi
  • Temat dhe plugins
  • Optimizimi SEO
  • Marketing digjital
WordPressSEOElementorMeta Ads
Projekti i modulitWebfaqe profesionale biznesi me WordPress
Hënë · Mërkurë · Premte3 herë në javë
19:30–22:303 orë live çdo sesion
Live + incizimrishiko kurdo në eService
160 orë gjithsej10 falas + 150 program
Pse ARRA Academy

Suksesi flet vet

0Studentë pjesëmarrës
0Projektime reale
0Aktiv në treg

Vetëm praktikë

Çdo sesion është kod, dizajn dhe projekte reale — jo teori e thatë.

Garanci punësimi

Konkurse për praktikë dhe vende pune për ata që e përfundojnë me sukses.

Platforma eService

Klasa live, video-incizime, projekte dhe pagesa — edhe në telefon.

Kyçu në eService
Rezultate reale

Të certifikuarit tanë

Çdo certifikatë fitohet me projekte të kaluara dhe mban kod unik + QR. Punëdhënësit e verifikojnë me kod — ose na kërkojnë qasje.

Atdhe HaxhaM2 · GR17 · para 2 ditësh
Eni KilajM2 · GR17 · para 2 ditësh
Rudine DautiM2 · GR17 · para 2 ditësh
Altina GashiM2 · GR17 · para 2 ditësh
Elena GashiM2 · GR17 · para 2 ditësh
Samir MaliqiM2 · GR17 · para 2 ditësh
Beltina KamenicaM2 · GR17 · para 2 ditësh
Lulzim AlijaM2 · GR17 · para 2 ditësh
Vullnet RexhepiM2 · GR17 · para 2 ditësh
Rida BitiqM2 · GR17 · para 2 ditësh
Gentijana RamadaniM2 · GR17 · para 2 ditësh
Vullkan TerziuM2 · GR17 · para 2 ditësh
Selma ShtrajkuM2 · GR17 · para 2 ditësh
Erora MiskuM2 · GR17 · para 2 ditësh
Rilind MaliqiM2 · GR17 · para 2 ditësh
Eni KilajM1 · GR17 · 3 nëntor 2026
Vullnet RexhepiM1 · GR17 · 3 nëntor 2026
Mirgen KercishtaM1 · GR17 · 3 nëntor 2026
Jakup SylaM1 · GR17 · 3 nëntor 2026
Ardenis ZekaM1 · GR17 · 3 nëntor 2026
Bardh ElshaniM1 · GR17 · 3 nëntor 2026
Samir MaliqiM1 · GR17 · 3 nëntor 2026
Lulzim AlijaM1 · GR17 · 3 nëntor 2026
Mustafë EminiM1 · GR17 · 3 nëntor 2026
Erdonesë KuqiM1 · GR17 · 3 nëntor 2026
Rilind MaliqiM1 · GR17 · 3 nëntor 2026
Vullkan TerziuM1 · GR17 · 3 nëntor 2026
Erona HoxhaM1 · GR17 · 3 nëntor 2026
Selma ShtrajkuM1 · GR17 · 3 nëntor 2026
Rifadije AbaziM1 · GR17 · 3 nëntor 2026
Elena GashiM1 · GR17 · 3 nëntor 2026
Beltina KamenicaM1 · GR17 · 3 nëntor 2026
Valton MalokuM1 · GR17 · 3 nëntor 2026
Erora MiskuM1 · GR17 · 3 nëntor 2026
Rida BitiqM1 · GR17 · 3 nëntor 2026
Gentijana RamadaniM1 · GR17 · 3 nëntor 2026
Atdhe HaxhaM1 · GR17 · 3 nëntor 2026
Valdrin RexhaM1 · GR17 · 3 nëntor 2026
Arta KrasniqiM1 · GR17 · 29 tetor 2026
Verifiko një certifikatëKe kodin? Shkruaje dhe shiko certifikatën origjinale në çast.
Kërko qasje në certifikatëPunëdhënës apo institucion? Kliko një certifikatë ose na shkruaj — e ndajmë me pëlqimin e studentit.
Shumë lirë

Sa paguan?

Çmimi më i mirë në rajon.

Zbritje
Programi i plotë
20€/ muaj

150 orë · 4 muaj · gjithsej 80 €

Regjistrohu tani Ose fillo me 10 orët e para falas
  • Sesioni, ushtrime, detyra, provime dhe projektime reale
  • Monitorim dhe evidencë për secilin student
  • Certifikatë për çdo modul (opsionale)
  • Konkurse për praktikë dhe vende të reja pune
  • 3 herë në javë (hënë · mërkurë · premte)
  • 3 orë në ditë, 19:30–22:30
  • Video-incizime të çdo sesioni (opsionale)
  • Pagesa deri në afatin e çdo muaji
  • Garanci për punësim pas përfundimit me sukses

Bankë ose PayPal/kartë · me faturë · Opsionale: video-incizimet 5,00 €/muaj, certifikatat 10,00 € të gjitha

Studentët tanë

Çfarë thonë ata

5.0★★★★★31 vlerësime
Leart Nuhiu
Storje suksesi

“Pjesa praktike nuk është e tillë që vetëm të shënohet kodi gatshëm — profesori shpjegon detajisht funksionin që ai rresht kodi e kryen.”

Leart NuhiuStudent i ARRA Academy
★★★★★

I lumtë për punën që po e bënë profesori Kushtrim Rexha, një punë të palodhshme dhe intenzive, asnjëherë nuk ka përfunduar sesionin para kohe madje e ka vazhduar disa here deri në një orë shtesë, për të vetmen arsye që të sigurohet se kuptuan të gjithë sesionin se çka trajtuam. Është duke jap maksimumin nga vetja e tij për të cilën e falënderojmë të gjithë studentët, jemi shumë të kënaqur me punën e tij. Unë nuk kam pas njohuri fare në programim, por dëshira që ta mesoja më solli tek ju, prandaj sot kam njohuri në programim fal jush duke përdorur metodat profesionale dhe të përshtatshme për të gjithë ne. Ju njoha si një tip që jepni gjithçka nga vetja për të fituar dije ne prandaj ju falënderojë përzemërsisht sepse fal jush tani gëzojë njohuri nga programimi.

Lumturie GASHIStudente
★★★★★

Kur për herë të parë pashë punën e studentëve të ARRA Academy, u shokova nga ato super projekte te ralizuar për një periudhë kohore shumë të shkurtër. Dhe për faktin se në ato dit po mendoja se si ti çasem fushës së programimit pasiqë nuk kisha njohuri për të, shikimi i atyre projektëve ma bëri më të lehtë që të gjejë zgjidhjen dhe kështu vendosa që të futem në kursin intenziv 3 mujorë tek Arra Academy, madje me një çmim shumë simbolik! Tash e sa kohë jam pjesë e këtij kursi, përveç eksperincave dhe njohurive të reja në kuadër të programimit, kemi marrë edhe shum njohuri dhe këshilla tjera që nuk janë pjesë e kursit, në mënyrë që të pregaditemi për tregun e punës. Për këtë jemi shum mirnjohës për Profesorin Kushtrim Rexha, i cili çdo herë është në gjendje gadishmerie për ne! Arra Academy përveq programimit ju përgaditë edhe për tregun e punës!

Mustafë ISMAJLIStudent
★★★★★

Si studente aktuale në Akademinë ARRA, jam shumë e kënaqur nga mënyra e ligjerimit dhe praktikimit të moduleve e mbi të gjitha mënyra e vlerësimit. Unë personalisht kam pasur pak njohuri në disa module që zhvillohen në këtë kurs, por nga trajnimi intenziv, tanimë jam duke u thelluar në to. Do ja sugjeroja çdo studenti që ka dëshirë të njohë ghuhet e programimit. Kam kënaqësinë që jam studente e juaja!

Sabina BAKANACIStudente
★★★★★

Nga momenti që kam filluar studimet, çdo herë kam dashur të kem edhe një kurs në të cilin do të mësoj gjëra të reja e intensive, trika të punës dhe praktikimin e njohurive që i kam mar në fakultet. Por...asnjëherë nuk e kam menduar që do e gjej këtë super kurs me një planprogram kaq të mirë e profesional, çmim fare të lirë(simbolik), ligjerata e ushtrime mjaft atraktive e bashkëkohore prej të cilave u sfidova me pyetje, dëtyra, provime e që është më e rëndësishmja edhe me projektime reale nga njohuritë e fituara, unë arrita të krijoj një portfolio bukur të mirë e cila hap rrugët për punësim. E gjitha kjo na është mundësuar nga trajneri/ligjëruesi Kushtrim REXHA.

Shpat BERISHAStudent
★★★★★

Jam shumë e kënaqur që jam pjesë e këtij trajnimi, metodat, teknikat, projektet që i kemi mësuar duke ju falënderuar profesorit Kushtrim Rexha i cili është shumë i qartë në ligjerim, i përkushtuar dhe çdo herë është i gatshëm të na përgjigjet për çfarëdo paqartësie dhe kërkesa që kemi.Një trajnim që ja vlen të ndjeket të cilin ja u rekomandoj sëcilit. Investimi dhe përkushtimi në vetën tënde është çelësi i suksesit, dhe kjo është një mundësi për të mos u humbur në ARRA Academy.

Yllka MALOKUStudente
★★★★★

Këtë trajnim (kurs) e kam pritur pothuajse një vit, dhe jam shumë e kënaqur. Ligjeratat dhe ushtrimet janë shumë të çarta, dhe konceptet shpjegohen deri në detajin më të vogël. Si dhe e vlersoj shumë faktin që profesori: Kushtrim Rexha merret personalisht me secilin student dhe sigurohet që secili prej nesh t'i ketë kuptuar gjërat ashtu siç duhet. Ky trajnimi i ka tejkaluar pritshmerite e mia, dhe personalisht ua rekomandoj secilit që t'i ndjek trajnimet e ardhshme tek ky Kurs. ~Provoje edhe ti, të garantoj për një eksperienc të përkryer~

Edona KRYEZIUStudente
★★★★★

Tashmë jam një prej nxënësve në ARRA ACADEMY, dhe nuk kisha njohuri fare për programim.Pasi u regjistrova për te hyr aty filluam me kursin nga disa orë në ditë,dhe ka qenë shumë i dobishëm.Tani më i di bazat e programimit dhe e di se në cilen gjuhë të Programimit kam më shumë prirje.Poashtu pas përfundimit te moduleve jemi qertifikuar edhe me nga një Qertifikatë,ku është një mundsi e mirë për ta pasuruar CV-në tonë dhe një hap afër vendit të punës.E falenderoj edhe Profesorin Kushtrim Rexha që po na jep këtë mundësi kaq të mirë dhe ua rekomandoj që të filloni këtë kurs tani !

Altin DURMISHIStudent
★★★★★

Kur e pash për herë të parë si njoftim, kisha edhe unë dilemat e mia, siç mund t'i kesh edhe ti tani. Nuk isha e sigurt nëse ky kurs do të ishte i duhuri për mua për të zhvilluar aftësitë e mia dhe a ja vlente të shpenzoja kohë në të? Nuk u mendova gjatë, por apikova menjëherë... Dhe sa mirë që aplikova sepse përkushtimi dhe nxitja motivuese e vazhdueshme në këtë kurs për të punuar më shumë pavarësisht vështirësive është një ndër çelsat e suksesit... Ndaj mos kini frikë të guxoni në gjëra të reja, mjafton të punoni fort dhe me pasion në këtë rrugëtim. Suksese!

Elmedina LITAStudente
★★★★★

Njohuritë që kam marrë këtu do të më nevojiten direkt në vendin e punës apo në shkollim më të lartë universitar. Prandaj ky kurs është një bazë shumë e fortë për ata që mendojnë ta vazhdojnë shkollimin në shkenca kompjuterike, por njëkohësisht të sjell një hap më afër vendit të punës ! I sygjeroj maturantëve që ta ndjekin këtë kurs sepse është vendi i duhur ku do ti marrin hapat e parë drejt programimit si dhe nuk do të dëshprohen nga ligjërimi që do të kenë nga trajnues me përvojë dhe të licencuar nga organizata ndërkombëtare.

Edon GASHIStudent
★★★★★

Çdo kush fillon prej diku, unë hapat e parë të programimit i mora nga ky kurs. Lehtësi e madhe për mua ka qenë fakti që kemi ushtruar në të njëjtën kohë dhe se kemi pasur të drejt që të pyesim për çdo paqartësi, rregullat ishin strikte të cilat më detyruan të jem shumë aktive, në fillim ndjeja pak si shumë rreptësi, por sot, mund të them në kuptimin e plotë të fjalës që ishin më së të nëvojshme. Sepse po të mos ishin rregullat, mbare do isha pasive dhe nuk do i kushtoja rendësi. Sëcilin modul e pres me padurim, shpresojë shumë që gjithçka do të shkojë ashtu siç po shkon tani.

Donjeta MORINAStudente
★★★★★

Jam bërë pjesë e kursit tash e sa muaj dhe me pak fjalë mund të them që çdo gjë që kam mësuar, ka qenë e nevojshme dhe më ka aftësuar mjaftë mirë në laminë e gjuhëve programuese. Një gjë tjetër mjaft të rëndësishme që më ka mësuar ky kurs është përpikshmëria, ku kam mësuar që të jem i përpiktë me orarin dhe poashtu të jem më fleksibil, pasi që kemi mësuar edhe jashtë orarit. I gjith ky rezultat arrihet bashkë me punën e palodhshme të profesorit tonë, Kushtrim Rexhës, ndaj të cilit kemi respekt të veçantë! Falenderoj profesorin që më dha mundësinë të jem pjesë e ARRA Academy!

Malsor SPAHIUStudent
★★★★★

Ky kurs më bëri që të kuptoj se programimi nuk është i lehtë për tu mësuar mirepo as i pamundur, me punë dhe perkushtim të madh pa dyshim që mund t'ia dalim, e sigurisht kur Profesori na e bën edhe më të lehtë këtë me ligjerimet e tij shumë të qarta dhe të detajuara. Ne na mbetet që mos të dorëzohemi asnjëherë perballë sfidave që i kemi zgjedhur dhe të vazhdojmë përpara më të fortë se kurrë.

Almira SYLEJMANIStudente
★★★★★

Sa i përket trajnimit mund të them se struktura e kursit ishte shumë mirë e organizuar. Kjo falë mënyrës së mësimdhënies së prof.Kushtrim REXHËS, duke pasur parasysh se ishit shumë i përgaditur dhe njohës i mirë i teknologjisë, përformanca juaj nuk mungoj. Poashtu pavarësisht të sëcilit nga pjesëmarrësit, qoftë që kanë njohuri paraprake apo jo, ligjërimi ishte aq i kapshëm sa që me anë të shembujve të përdorur dhe ilustrimet e tyrem, ishim në gjendje që sëcili nga ne të kuptonim njësinë mësimore.

Eron SAHITIStudent
★★★★★

Ky trajnim është një ndër mundësitë më të mira që kam pas për zhvillimin tim profesional. Ligjeratat janë shumë të qarta dhe shpjegohen deri në detaje. Trajnimi i ka tejkaluar pritshmëritë e mia, dhe personalisht ua rekomandoj secilit që është i/e intersuar në fushën e programimit ta ndjekë trajnimin e rradhës.

Blerta HOXHAStudente
★★★★★

Unë si nxenës në këtë trajnim jam ndje shumë mirë pasiqë është njëri prej trajnimeve(kurseve) më të mira në vend, edhe pse online ligjëratat, janë shumë të qarta dhe komoditeti i shtëpisë luan rol në përqëndrimin maksimal. Ligjëruesi është shumë i shoqërueshëm dhe nuk kalon asnjë gjë pa e kuptuar të gjithë gjë që e vlerësojmë shumë. Nëse dëshiron të bëhesh programer pa ditë bash kurgjë, mundësia jote e vetëm është tek ARRA Academy. Me respekt Malësori.

Malësor ABDYLIStudent
★★★★★

ARRA Academy është një nga Akademit e vetme në të cilën me punë intensive arrihet mësimi i shumë moduleve duke hapur rruge pune për të gjithë të rinjtë. Të gjithë ne që duam programimin, front end apo back end, kemi gjetur vendin e duhur për t'u aftësuar. Një falendërim dhe mbi të gjitha një përkrahje shumë e madhe për prof.Kushtrim Rexha, një mentor i shkëlqyer i cili bënë punë të palodhshme me ligjeratat, projektet dhe provimet. I gatshëm në çdo kohe të merret me problemet e sëcilit prej nesh. Në një kohë rekord unë kam qenë e gatshme të krijoj projekte të ndryshme, faqe e aplikacione, në kohë të shkurtër i gjithë grupi është aftësuar të punësohet në kompani nivel vendi!

Edita LATIFIStudente
★★★★★

ARRA Academy për mua është një prej akademive më profesionale që njoha. Është më së e vërtetë së në këtë akademi bëhet gjithçka që është e drejt dhe e duhur për t'u aftësuar në programim. Pas çdo provimi apo projektimi real, nuk ka mundesi që të kalohet pa dije, prandaj dhe mënyra e vlerësimit është aq strikte saqë të nxitë të mësosh dhe praktikosh at që u trajnua. Nuk kam asnjë vërejtje për shkak se unë përfitova jashtëzakonisht shumë nga kjo akademi. Ju garanton që ju do të diplomoni si programues të suksesshëm. Bëhu pjesë e ARRA Academy tani.

Edison SELIMIStudent
★★★★★

Kur e kam parë për herë të parë këtë kurs, kam menduar se është vetëm një humbje kohe si shumë kurse të tjera sot, por u regjistrova dhe pas fillimit të kursit, pash se ky kurs nuk ishte ashtu siç e mendova unë, kur të hapet konkursi prap shumë shokë të mi do i inkurajoj që të regjistrohen në kursin e ARRA Academy sepse për mendimin tim është njëri prej profesorave më të mirë që kam njohur ndonjëherë!

Mergim HAZIRIStudent
★★★★★

I'u kam bashkangjit këtij trajnimi duke e pa si mundësi shumë të mirë për vazhdim në këtë fushë dhe absolut nuk kam gabuar! Me ndihmen e kësaj akademie dhe me motivimin që na ofron, jam duke e zhvilluar veten me tranimin që na aftëson si Full Stack Developer. I'a rekomandoj të gjithëve këtë akademi sepse jep maksimumin dhe nuk lodhen kurrë duke na sqaruar në detaje sëcilen pjesë.!

Lindita MORINAStudente
★★★★★

Unë jam student në akademinë Arra, modulet që i kam ndjekur në kurset e organizuara nga akademia Arra më ka ndihmuar shumë që të hyjë në rrjedhat e programimit dhe për çdo modul ne jemi pajisur me nga një çertifikatë që e ka dëshmuar që jam i aftësuar për atë modul!

Lundrim ZEJNELIStudent
★★★★★

Aktualisht jam duke ndjekur kursin online për FULL STACK DEVELOPER, fal shërbimeve që kam marrë, jam pajisur me njohuri të reja rreth botës së teknologjisë. Kam ndjekur disa kurse, mirëpo ky ishte kursi më i mirë dhe më frytëdhënë, fal angazhimit të profesorit dhe kohës së jashtëzakonshme që ndau me ne, si dhe sqarime të detajuara e bën kursin më të suksesshëm. Ndjehëm i lumtur që isha pjesë e këtij grupi, fal studentëve që nuk i kursyen pyetjet dhe përgjigjëve të profesorit, kursi ishte edhe më atraktiv. Sfida më e madhe ishin projektimet reale të cilat na bën që të përjetojmë botën e një programeri.

Xhemajl BAJRAMIStudent
★★★★★

Gjithmonë kam ëndërruar të bëhem një programer por, nuk kisha shumë informata si të filloja këtë rrugëtim. Këtë kurs e fillova nga zero dhe fal trajnerit i cili me aftësinë , përkushtimin dhe organizimin që ka , ka bërë që të mësoj shumë gjëra dhe mu është rritur motivimi të merrem me programim. Edhe pse aktualisht punoj një profesion tjetër , mendoj që në të ardhmen të merrem vetëm me programim. ThanksGOD

Visar BEKAStudent
★★★★★

Ky trajnim ka qenë shumë mirëprites dhe i ka plotësuar të gjitha pritshmëritë që i kisha. Poashtu dua që të them se gjatë zhvillimit të këtij trajnimi, më ka përgaditur për sfida në të ardhmen. Falënderojë profesorin Kushtrim Rexha, sepse gjatë zhvillimit të këtij kursi nuk ka ngurruar që të përgjigjet në pyetjet tona, me ç'rast më ka përgaditur dhe lehtësuar për sfidat tjera që më presin. Ua kisha sygjeruar të gjithë juve që të bëheni pjesë e këtij trajnimi nëse keni dëshirë të bëheni programer i suksesshëm.

Albi MEHMETIStudent
★★★★★

Ky kurs më ka ndihmuar dhe po më ndihmon në mënyrë efektive e cila më ka bërë të avansoj në programim. Përmes sesionëve që kemi realizuar me prof.Kushtrim Rexha, unë arrita të krijoj një website me forcat e mia dhe e falënderoj veçanërisht profesiorin. Ky kurs ja vlenë për të gjithë e në veçanti për fillestarë...

Xhuliano BRAHAStudent
★★★★★

Në këtë trajnim kam mësuar shume gjëra të reja sa i perket pjesës së front-end. Ligjeratat nga ana e profit, ishin në nivel të lartë dhe shumë të kuptushme të cilat më kan ndihmuar në detyra gjatë trajnimit dhe në projektin real, si dhe në disa projekte tjera të cilat i kam punuar. I gjithë ky sukses është arritur fal profesorit Kushtrim REXHA, prandaj inkurajoj të gjithë studentet e ri që të bëhen pjesë e trajnimit, se me të vërtetë ia vlenë!.

Shëndrit KATANAStudent
★★★★★

Në këtë trajnim personalisht kam filluar nga baza e kodimit dhe sot jam i gatshëm të krijoj një Webfaqe profesionale, krejt kjo falë instruksioneve të dhëna nga ligjëruesi, sepse në çdo pjesë e ka shpjeguar thelbin e ecuris dhe e ka bërë të qartë për sëcilin student që jemi aty. Trajnimi për mendimin tim është tejë mase informues dhe ja vlene për çdo përson që dëshiron të ndjek trajnimin në këtë drejtim.

Enes KRASNIQIStudent
★★★★★

Një trajnim shumë i nëvojshëm dhe lehtë i kuptueshëm, me një ligjerim tepër të rrjedhëshëm e profesional. Nevoja e këtij trajnimi në vendin tonë pothuajse dita e ditës vetëm rriten kërkesat për këtë drejtim andaj puna dhe përkushtimi juaj karrshi trajnimit ka bërë më të vërtetë STORJE SUKSESI! Ju përgezojë për idetë dhe punët që po bën! Të uroj ty prof.Kushtrim REXHA dhe të gjithë kolegëve suksese dhe punë të mbarë.

Albert SELIMIStudent
★★★★★

ARRA Academy më mundësoi që të mësoj hapat e parë drejt rrugës sime që të bëhem një programer i suksesshëm. Jam falënderues për këtë kurs që jemi duke e ndjekur, sepse falë tij po arrij të mësoj gjëra të reja të cilat më herët nuk i kam njohur.

Denis KUKAJStudent
★★★★★

Një nga kurset që më ka mundësuar të zhvillohem në programim, si në teori ashtu edhe në praktikë, në të ardhmen do të kem mundësi dhe aftësi që ta vazhdojë si punë primare por pse jo edhe të punojë për klient duke ua lehtësuar ngritjen dhe zhvillimin e biznesëve përmes dixhitalizimit të tyre.

Blerta ASLLANIStudente
★★★★★

Arra Academy është një mundësi e rrallë që ju ofrohet të rinjëve në zhvillimin e aftësive në kodim. Për herë të parë në këtë kurs jam njoftuar me kodimin dhe si fillestare kam arritur të përvetsojë njohuri të cilat nevoiten vite për ti marrë në Universitet. Kursi karakterizohet me disiplinë të lartë dhe etikë profesionale të punës. Modulet janë shume intensive dhe të lodhshme të cilat kerkojnë një vëmendje dhe qëndrueshmëri, mirpo suksesi dhe njohuritë e fituara janë diçka për të cilën ja vlen të sakrifikosh. Të gjithë atyre që dëshirojnë të dijnë më tepër në këtë fushë ua rekomandojë pafundësisht Arra Academy.

Diana MAHMUTIStudente
★★★★★

Pas 3 viteve bachelor dhe pothuajse 2 vite master, më në fund kam gjetur një vend ku mund të kuptoj realisht se çfar është programimi! Është e sigurtë që nëse bëhesh pjesë e ARRA Academy, bëhesh programues i suksesshëm. Sikur të isha bërë pjesë e ARRA Academy më parë, do të ishte shumë më mirë, por gjithsesi e rëndësishme është që tanimë jam pjesë e saj dhe jam shumë e lumtur për këtë!

Brunilda KRASHIStudente
Kalo miun mbi një kartë për ta ndalur · kliko “Lexo të plotë” për tekstin e plotë
Kush të mësonMentorë me përvojë reale në industri
Kushtrim Rexha
Kushtrim RexhaProfesor
Valdrin Rexha
Valdrin RexhaAsistent
Alban Brahimi
Alban BrahimiTeknik
Arbnor Jusufi
Arbnor JusufiKoordinator
Lirim Hasani
Lirim HasaniPërgjegjës
Qendrim Rexha
Qendrim RexhaKëshilltar
Bëhu gati

Regjistrohu në 2 minuta

  1. 1Apliko online2 minuta
  2. 2Realizo pagesën20€/muaj, deri në afat
  3. 3Merr ftesënnë email
  4. 4Eja në klasëonline, live
Grupi 18 fillon më 5 dhjetor 2026 në ora 19:30
0ditë
00orë
00min
00sek
Regjistrohu tani

Ftesa të vjen në email.

Pyetje?

Jemi këtu për ty

Ose na shkruaj direkt.

049 449 446telefono
A duhet të kem njohuri paraprake në programim?

Jo. Programi fillon nga zero me 10 orët hyrëse falas dhe ngjitet hap pas hapi deri te projektet reale. Mjafton dëshira për të mësuar dhe një kompjuter me internet.

Si zhvillohet mësimi?

Online, live: 3 herë në javë — të hënën, të mërkurën dhe të premten, nga ora 19:30–22:30. Hyn në klasë nga eService dhe çdo sesion incizohet, që ta rishikosh kurdo.

Sa kushton dhe si paguhet?

Programi i plotë 150 orë (4 muaj) kushton 20 € në muaj — gjithsej 80 €, pagesë e detyrueshme. Video-incizimet dhe certifikatat janë shërbime opsionale me pagesë të veçantë. Pagesa bëhet deri në afatin e çdo muaji — përmes bankës, PayPal, RIA ose MoneyGram direkt nga eService, me faturë automatike. Nëse pagesa nuk realizohet në afat, qasja e plotë në eService mbyllet derisa të paguhet (ose derisa administrata ta lejojë).

A marr certifikatë?

Po — certifikatë për çdo modul që e përfundon me sukses dhe diplomë në fund të programit. Çdo certifikatë ka kod unik dhe QR që punëdhënësi e verifikon online, dhe e shton me një klik në LinkedIn.

Çfarë është eService?

Platforma jote e studimit: hyrja në klasat live (me prezencë automatike), video-incizimet, materialet, projektet me vlerësim, certifikatat dhe pagesat — gjithçka në një vend, edhe si aplikacion në telefon.

Kur fillon grupi i radhës?

Grupi GR18 fillon më 5 dhjetor 2026 në ora 19:30. Regjistrohu tani — shtohesh automatikisht në këtë grup dhe ftesa për klasën të vjen në email nga eService.

Leart Nuhiu

Leart Nuhiu

“Krahas vijimit të studimeve në fakultet, unë e pashë të domosdoshme vijimin e kurseve jashtë fakultetit. Për një kohë të gjatë shikoja për një kurs të denjë dhe kisha rastin të shohë kurse prej më të ndryshmeve, por unë zgjodha Akademinë Arra dhe realisht jam shumë i kënaqur me këtë kurs.

Mënyra e zhvillimit të këtij kursi është aq atraktive sa që të ngjallë interesim çdo minut gjatë trajnimit. Mënyra e ligjërimit është ideale për mua, sepse nuk ka si të jetë ndryshe kur profesori Kushtrim Rexha gjenë kohë për secilin problem të secilit student veçmas.

Ligjërimi i tij është në atë mënyrë që nuk vazhdon tutje derisa të sigurohet që çdo student e ka kuptuar atë që shpjegohet. Pjesa e cila më ka bërë në të shumtë përshtypje në këtë trajnim është pjesa praktike. Çdo gjë që ligjërohet, por edhe më shumë praktikohet në projektime reale të cilat janë një mënyrë e pazavendësueshme për kuptimin e plotë të mësimeve.

Pjesa praktike nuk është e tillë që vetëm të shënohet kodi gatshëm, por së bashku me studentët profesori shënon çdo rresht të kodit dhe e shpjegon detajisht funksionin që ai rresht kodi e kryen. Andaj nëse ende jeni konfuz për aplikimin në këtë trajnim, sinqerisht ju rekomandoj aplikoni në momentin që hapet afati i ri për trajnim sepse nuk ke për të humbur asnjëherë dhe është një mundësi e artë për fillimin e një kariere të suksesshme!”

Regjistrohu edhe ti