eService

Politika e privatësisë

ARRA Academy i përpunon të dhënat personale në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe parimet e GDPR.

Çfarë të dhënash mbledhim

  • Identifikimi: emri, mbiemri, email-i, telefoni, data e lindjes (opsionale), qyteti.
  • Akademike: grupi, vijueshmëria (koha e hyrjes/daljes në klasë), dorëzimet e projekteve, notat, certifikatat.
  • Financiare: këstet, pagesat, dëshmitë e pagesave dhe faturat.
  • Teknike: adresa IP, shfletuesi dhe veprimet e rëndësishme (audit log) për siguri.

Pse i përdorim

  • Për organizimin e trajnimit, vlerësimin dhe certifikimin.
  • Për menaxhimin e pagesave dhe lëshimin e faturave.
  • Për sigurinë e llogarisë dhe parandalimin e abuzimeve.

Kush i sheh

  • Ti, profesorët e moduleve të tua (vetëm të dhënat akademike) dhe administrata.
  • Faqja publike e verifikimit tregon vetëm emrin, titullin dhe datën e certifikatës.
  • PayPal përpunon pagesat online sipas politikës së vet; ne nuk ruajmë të dhënat e kartës.

Sa i ruajmë

  • Të dhënat akademike dhe certifikatat ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për verifikimin e certifikatave.
  • Të dhënat financiare ruhen sipas detyrimeve ligjore për kontabilitet.

Të drejtat e tua

Ke të drejtë të kërkosh qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave (përveç atyre që ligji kërkon t'i ruajmë). Shkruaj në arra.academy@gmail.com.

Cookies

eService përdor vetëm cookie-n e sesionit (të domosdoshme për kyçje) dhe preferencën e temës. Nuk përdorim cookies reklamuese.