eService

Pagesat & tarifat — ARRA Academy

Ky dokument shpjegon si paguhet trajnimi, si verifikohen pagesat dhe çfarë ndodh me vonesat. Të gjitha shumat dhe afatet e tua personale janë te eService → Financat.

1. Çmimi dhe plani i kësteve

  • Programi i plotë: 150 orë (4 muaj) · 20 €/muaj. Programi hyrës: 10 orë FALAS.
  • Çdo grup ka planin e vet të kësteve (numri i kësteve, shuma dhe afati i secilit), të publikuar te Financat para fillimit. Kësti i parë paguhet para ose në fillim të trajnimit dhe e konfirmon vendin në grup.
  • Mund të paguash një ose disa këste përnjëherë, ose të gjithë trajnimin.
  • Pagesat e konfirmuara shpërndahen automatikisht nëpër këste, sipas radhës së afateve.

2. Mënyrat e pagesës

  • Përmes bankës (eBanking ose në degë) — pa provizion. Të dhënat e llogarisë janë te Financat. Te mesazhi i pagesës shkruaj emrin dhe mbiemrin e studentit.
  • PayPal — dërgesë te email-i ynë PayPal. Shuma duhet të përfshijë provizionin e PayPal-it (aktualisht 2 € për pagesë).
  • RIA / MoneyGram — dërgesë parash. Këtu ngarkimi i fletëpagesës me kodin e dërgesës është i detyrueshëm.

3. Konfirmimi i pagesës dhe faturat

  • Pas pagesës, regjistroje te Financat dhe ngarko dëshminë (fletëpagesën/screenshot-in). Për bankën dhe PayPal dëshmia është opsionale, por e shpejton verifikimin.
  • Stafi i financave e verifikon pagesën. Deri atëherë ajo shfaqet "Në verifikim". Pas konfirmimit njoftohesh dhe fatura krijohet automatikisht (e shkarkueshme në PDF te Financat).
  • Nëse pagesa refuzohet (p.sh. shuma s'përputhet ose dëshmia s'lexohet), njoftohesh me arsyen dhe mund ta ngarkosh sërish.

4. Afatet, vonesat dhe pezullimi

  • Afati i çdo kësti shihet te Financat. Para afatit merr kujtesë në eService dhe me email.
  • Nëse një këst nuk paguhet, qasja në Klasën Live, videot, materialet dhe pjesët e tjera mësimore pezullohet automatikisht menjëherë pas afatit të këstit. Mbeten të hapura Financat, Profili dhe Rregullorja.
  • Qasja rikthehet automatikisht sapo pagesa të konfirmohet.
  • Shtyrja e afatit: në raste të arsyeshme mund të kërkosh shtyrje te arra.academy@gmail.com. Kur administrata e aprovon, afati i ri shihet te Financat dhe qasja mbetet e hapur deri në atë datë.

5. Tarifa e video-incizimeve

  • Video-incizimet kanë tarifë të veçantë prej 5 € për çdo muaj kalendarik, që paguhet bashkë me këstin ose veçmas, deri në 4 muaj përpara.
  • Për të parë videot duhen të dyja: tarifa e videove për muajin (ose bonusi) dhe kësti i trajnimit i atij muaji i paguar.
  • Bonus: kush paguan videot për 4 muaj të trajnimit merr 4 muaj qasje falas pas përfundimit të muajit të fundit të paguar.
  • Pa pagesë për muajin aktual, videot kyçen me njoftim dhe hapen sapo të konfirmohet pagesa. Administrata mund të japë përjashtim.

6. Tarifa e certifikatave

  • Certifikata lëshohet sipas meritës, pa pagesë. Shkarkimi i PDF-së, ndarja në LinkedIn dhe verifikimi publik aktivizohen pas pagesës së tarifës.
  • Çmimi: 2,5 € për certifikatë, ose paketa 10 € për të gjitha (7 certifikata).

7. Kthimi i pagesave dhe largimi

  • Muaji i trajnimit që ka filluar konsiderohet i shërbyer dhe nuk rimbursohet.
  • Kur largohesh para fillimit të një muaji, këstet e ardhshme nuk detyrohen. Kërkesat për kthim të pagesave të bëra përpara shqyrtohen rast pas rasti nga administrata — shkruaj në arra.academy@gmail.com.
  • Tarifat e shërbimeve të përdorura (video, certifikata) nuk kthehen.
  • Provizionet e bankës, PayPal-it, RIA/MoneyGram nuk i kthen akademia.

Kontakti për financat

  • Për çdo pyetje për pagesat: arra.academy@gmail.com · tel. 049 449 446.

Versioni në fuqi: 24 nëntor 2026